FTESË PUBLIKE

FTESË PUBLIKE

 

Prishtinë, më:12.07.2021

ODA EKONOMIKE E KOSOVËS

 

FTESË PUBLIKE

 

Ftesë publike mbi shprehjen e interesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të OEK-ut, për vitin 2021,2022 dhe 2023.

SHËRBIMET E AUDITIMIT TË KËRKUARA:

Mbulon të gjitha transaksionet financiare hyrëse dhe dalëse nga llogaritë e OEK-ut, dhe përfshin kontrollet e më poshtme specifike për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Teston të gjitha llogarit sa i përketë ndershmërisë dhe besueshmërisë së tyre.
Siguron që asetet dhe burimet financiare janë përdorur konform Ligjit mbi OEK-un dhe rregulloreve;
Verifikon inventarizimin, llogaritë, pronat dhe pasuritë që janë verifikuar dhe numëruar fizikisht;
Bënë verifikimin e shpenzimeve dhe dërguesit e deklaratës së shpenzimeve se shpenzimet janë të vërteta dhe të sakta;
Harton pasqyrat financiare  së bashku me raportin e auditimit.

 

Kualifikimi i Auditorit

Auditori duhet të jetë krejtësisht i paanshëm dhe i pavarur nga të gjitha aspektet e menaxhimit apo interesave financiare;
Auditori duhet të jetë një kompani ligjore e certifikuar dhe kredibile e auditimit;
Auditori duhet të ketë përvojë në auditimin financiar, eksperiencë në këtë fushë të punës dhe të jetë i aftë për të siguruar personel të mjaftueshëm dhe të kualifikuar për të kryer detyrat e kërkuara.
Përveç kësaj OEK-u, do të angazhohet edhe vet për të siguruar vazhdimësinë si në metodën e auditimit ashtu edhe në aspektin mbështetës të punës e cila është karakterizuar nga nevoja për të udhëzuar të gjithë stafin përkatës përgjegjës për Administrimin e financave.

Përzgjedhja e auditorit të Pavarur do të bëhet nga ana e Këshilli Mbikëqyrës, pas mbylljes së afatit për aplikim.

Afati i aplikimit është 10 ditë nga dita e publikimit në webfaqen e OEK-ut, www.oek-kcc.org.

Publikuar më 15.07.2021