
OFERTË PËR SHITJEN E VETURËS ZYRTARE
Prishtinë, 25.05.2021
Oda Ekonomike e Kosovës
OFERTË
PËR SHITJEN E VETURËS ZYRTARE
Oferta për shitjen e veturës zyrtarë të Odës Ekonomike të Kosovës, me këto karakteristika si në vijim:
Tipi: SKODA-CZFABIA 1.2 HTP
Ngjyra: E ARTË METALIKE
Numri i sasisë: TMBPY16Y864569691
Viti i prodhimit: 2006
Lloji i karburantit: Benzinë
Kapaciteti (në cm3): 1198
Nr. i ulëseve:5 ( Pesë)
Qëllimi i përdorimit: Zyrtar
Nr. i tabelave : 01 485 CF
Sipas vlerësimit të Komisionit, veturës në shitje i është caktuar çmim: 1,056.00€.
Oferta me çmim më të lartë do të mirret parasysh.
Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar apo kërkesën për blerje mund ta dërgoni në këtë email adresë: Fatmire.shala@oek-kcc.org, deri me datën 31.05.2021.
Vetura gjendet në parkingun e OEK-ut, dhe të interesuarit mund ta inspektojn veturen në shitje çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00
Me respekt
Oda Ekonomike e Kosovës
Publikuar më 25.05.2021