
FTESË PËR TRAJNIM
Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS...
Ky hulumtim është bërë në rajone të ndryshme të vendit tonë, ku në kuadër të këtij hulumtimi janë anketuar rreth 500 kompani nga sektorë të ndryshem, si sektori i tregtisë me pakicë, sektori i tregtise me shumicë, sektori i ndërtimit, sektori i prodhimit si dhe sektori i shërbimeve. Hulumtimi është realizuar përmes një pyetësori i cili ka përfshire 28 pyetje që kanë të bëjnë më Ligjin e punës, ku opsionet për përgjigje kanë qenë po/ jo/ nuk e di, dhe po ashtu u është kërkuar të japin rekomandimet e tyre në fusha të caktuara.
Për çdo kompani është bërë hulumtimi rreth zbatimit të legjislacionit të punës, kryesisht ngecjeve në implementimin e tij në praktikë.
Inciativa për këtë hulumtim rreth mosimplementimit të Ligjit të punës nga sektori privat ka qenë shumë e mirëseardhur nga çdo kompani, duke shprehur gadishmërin e tyre për bashkëpunimin në dhënien e rekomandimeve të tyre nga ana praktike. Ky hulumtim është kryer për herë të parë, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Soaciale-MPMS.
Gjatë hulumtimit përveq që kemi anketuar 500 kompani, neve kemi mbajtur edhe takime nëpër Njesi Rajonale (Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Peje dhe Mitrovicë) me biznese për t’u njoftuar me konkretisht rreth problemeve që ballafaqohen për cdo ditë rreth mosimplementimit të Ligjit të punës.
Një element çka është shumë i rëndësishëm është se pasi që Ligji i punës është në plotësim ndryshim, shumë kompani kanë shprehur gatishmëri që gjatë kësaj periudhe të japin kontributin e tyre nga përvojat e tyre praktike nëpermjet dhënies së propozimeve të tyre, me çka edhe do të reflektojnë në nxitjen e investimeve të huaja dhe në rritjen e punësimit.
Hulumtimin mund ta shkarkoni këtu.
Publikuar më 26.01.2018