Kryetari Rafuna vizitoi kompaninë Eurometal në Ferizaj, ndër eksportuesit më të mëdhenjë nga Kosova

Kryetari Rafuna vizitoi kompaninë Eurometal në Ferizaj, ndër eksportuesit më të mëdhenjë nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar sot kompaninë "Eurometal" në Ferizaj, me pronar z. Nijazi Musliun, njëherit edhe Kryetar i Shoqatës së metal përpunuesve në kuadër të OEK-ut.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Rafuna u njoftua më në detaje për punët e kompanisë, sfidat dhe kërkesat e tyre më konkrete.
Kryetari Rafuna u zotua se kompanitë vendore do të kenë përkrahje të vazhdueshme për punën e pa lodhshme dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen, duke i'u premtuar bashkëpunim dinjitoz për të ardhmen.
Vlen të theksohet se kompania "Eurometal" e cila ka të punësuar rreth 100 puntorë, është një ndër eksportuesit më të mëdhenjë nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Publikuar më 08.10.2022