UNDP lanson Programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm në Kosovë

UNDP lanson Programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, lansoi sot BOOST x Kosova, një program akselerator, që do t’iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Në ngjarjen lansuese, ku të pranishëm ishin: Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK-së, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, komunave të Kamenicës dhe Prishtinës, BERZH-it dhe Odave Ekonomike ndër të tjerë, u shpalos programi në tërësi, së bashku me aktivitetet dhe modulet që ky program përmbanë.   

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë. Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbëra. Thirrja është e hapur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me zgjidhje inovative që promovojnë praktika të qëndrueshme, efiçiente dhe ekologjike. Gratë ndërmarrëse inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe të integrojnë inovacionin dhe teknologjinë në bizneset e tyre, kështu duke krijuar vende të reja pune dhe të rimëkëmbur ekonominë e Kosovës nga pasojat e pandemisë. Ekipet fituese do të marrin pjesë në një program akselerimi 3-mujor, punëtori dhe sesione individuale mentorimi për lidershipin, biznesin dhe transformimin e gjelbër, të dizajnuara për të siguruar mbarëvajtjen e aplikimit të zgjidhjeve që ata kanë zhvilluar.

Për më shumë informata rreth thirrjes së hapur dhe programit vizitoni:

 https://boostimpact.org/challenges/the-kosovo-green-challenge/

Publikuar më 30.09.2022