Kryetari Rafuna priti në takim Ambasadoren e Maltës për Kosovë Juliana Scerri Ferrante

Kryetari Rafuna priti në takim Ambasadoren e Maltës për Kosovë Juliana Scerri Ferrante

Prishtinë, 15 Shtator 2022 - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadoren e Maltës për Kosovë, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”.

Ambasadorja Juliana Scerri Ferrante u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohen forume të përbashkëta ekonomike dhe takime B2B që do të ndihmonin kompanitë e të dyja vendeve për hyrje në tregje të reja, rrjetëzim dhe avancim të duhur në sferën sociale dhe ekonomike. Publikuar më 16.09.2022