Oda Ekonomike e Kosovës bënë publikimin e “Analizës së Zinxhirit të Vlerës së Riciklimit në Kosovë”

Oda Ekonomike e Kosovës bënë publikimin e “Analizës së Zinxhirit të Vlerës së Riciklimit në Kosovë”

Oda Ekonomike e Kosovës në mes të akterëve të rëndësishëm, përfaqësuesve nga ministritë, ambasadat, donatoret dhe komuniteti i biznesit publikon të gjeturat kryesore të studimit bazë për sektorin e riciklimit.

Studimi ofron një pasqyrë të përgjithshme të zinxhirit të vlerës së riciklimit në Kosovë, duke ofruar informata rreth gjendjes aktuale, nevojave, potencialit, dhe barrierave të sektorit. Studimi vë në pah nevojën për përkrahjen e mëtejshme të zhvillimit të sektorit të riciklimit, adresimin e sfidave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij sektori drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Studimi do të ndihmojë që të hapet rrugë për integrimin e konceptit të ekonomisë qarkore në modelet e biznesit në këtë sektor. Ai ofron rekomandime për akterët relevant në përcaktimin e politikave që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të riciklimit në Kosovë.

Përgatitja dhe publikimi i studimit është bërë në kuadër të projektit ‘Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës’ që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Në linkun vijues ju lutem gjeni studimin e plotë në gjuhen shqipe dhe angleze. Po ashtu, katalogun me profilin e disa kompanive që operojnë në zinxhirin e vlerës së riciklimit në Kosovë.  Analiza e zinxhirit të vlerës së riciklimit në Kosovë

               Analysis of recycling value chain in Kosovo_English

 

Publikuar më 15.09.2022