Kryetari i OEK-ut viziton kompanitë e industrisë së drurit së bashku me Kryetaren e Shoqatës së përpunuesve të drurit të Kosovës Arjeta Vula

Kryetari i OEK-ut viziton kompanitë e industrisë së drurit së bashku me Kryetaren e Shoqatës së përpunuesve të drurit të Kosovës Arjeta Vula


Prishtinë 7 Shtator 2022
Bashkë me Kryetaren e Shoqatës së përpunuesve të drurit të Kosovës, Arjeta Vula, vizituam disa kompani të industrisë së përpunimit të drurit, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.
Inkurajimi i bashkëpunimit mes kompanive të Kosovës, përkrahja në gjetjen e partnerëve dhe tregjeve të reja, ishin temat për të cilat u bisedua në këto takime.
Kosova është vend i mundësive të mëdha, për të gjithë dhe bashkëpunimi i sinqertë është një prej parakushteve për të shfrytëzuar këto mundësi, për të mirën e të gjithëve. Publikuar më 12.09.2022