Mbledhja e rifunksionalizimit të Shoqatës së Riciklimit

Mbledhja e rifunksionalizimit të Shoqatës së Riciklimit

Me datë 02 Shtator 2022 në OEK, u mbajt mbledhja e rifunksionalizimit të Shoqatës së riciklimit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të OEK-ut dhe bizneset e sektorit të riciklimit.
Gjatë takimit u bisedua rreth rëndësisë të funksionalizimit të shoqatës dhe u prezantua projekti i OEK-ut me GIZ dhe planet për mbështetjen e shoqatës.
Gjithashtu, pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e përfaqësuesve të organeve qeverisëse të shoqatës, kryetarit dhe nënkryetarit të Shoqatës së Riciklimit, rishikimi i statutit, dhe prezantimi i planit të veprimit për periudhën 2022-2023.
Në fund kishte diskutim të hapur rreth aktiviteteve të shoqatës. Publikuar më 07.09.2022