Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna priti Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën Abdul Malik Melvin Castelino

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna priti Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën Abdul Malik Melvin Castelino

Prishtinë, 6 Shtator 2022
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve.
Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit në mes odave të të dy vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.
“Kosova është vend i vogël por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, u shpreh në takim Kryetari Rafuna. Publikuar më 07.09.2022