Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna priti Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna priti Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis

Prishtinë 29 Gusht - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali, si dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim dhe krijimin e lehtësirave për afaristët kosovarë.
Kryetari Rafuna u shpreh se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes tyre.
“Kosova dhe Greqia tanimë kanë vënë themelet e një bashkëpunimin ekonomik të mirë në mes vete dhe nga kjo kanë përfituar të dyja vendet. Tani duhet të punohet që ky bashkëpunim të thellohet, në sektorët ku ka bashkëpunim, por edhe të zgjerohet në më shumë sektorë të ri”, u shpreh Kryetari Rafuna.
Kryetari Rafuna shprehu falënderim për zotimin e Zyrës Ndërlidhëse Greke që të aplikojë lehtësira për pajisjen me viza të bizneseve që janë anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.
“Vizat janë ndër pengesat kryesore të bizneseve kosovare. Çdo lehtësi për t’u pajisur me viza për biznes për anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës është përkrahje për ekonominë kosovare në përgjithësi”, u shpreh Kryetari Rafuna.
Kryetari Rafuna propozoi edhe mbajtjen e takimeve B2B ndërmjet bizneseve të greke dhe atyre kosovare si dhe angazhimin në përpjekjet për eliminim të barrierave ekonomike në mes të dyja vendeve. Publikuar më 30.08.2022