Kryetari Rafuna priti Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), znj. Ardiana Bunjaku

Kryetari Rafuna priti Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), znj. Ardiana Bunjaku

Prishtinë, 26 gusht – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), znj. Ardiana Bunjaku, me të cilën biseduan për hapa konkret të bashkëpunimit.

"Mundësia e antarësimit të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) në OEK, komplementon misionin e OEK-ut dhe rritë mundësinë e ofrimit të shërbimeve më kualitative të OEK-ut", theksoi kryetari  i OEK-ut z. Rafuna.

Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK znj. Bunjaku u shpreh e gatshme për t’u antarësuar në OEK për të çuar përpara misionin e ngritjes së ofrimit të shërbimeve në një nivel më të lartë që do të ndikojë në zhvillimin ekonoik dhe social të vendit. Të dy palët u pajtuan që të fillojë procedura e antarësimit të Shoqatës.

Publikuar më 26.08.2022