Kryetari Rafuna priti Kryeshefin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, z. Emrush Ujkani

Kryetari Rafuna priti Kryeshefin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, z. Emrush Ujkani

Prishtinë, 25 gusht – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Kryeshefin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Emrush Ujkani, me të cilin kanë biseduar për hapa konkret të bashkëpunimit për përkrahjen e bizneseve vendore dhe investitorëve të huaj.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide konkrete për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke tërhequr investimet e huaja direkte në vendin tonë. Në takim u bisedua edhe për shqyrtimin e kërkesave të bizneseve të të dy institucioneve.
Pikë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit me Zyrën e BE-së në Kosovë, bisedime për avancim të legjislacionit dhe lehtësim të të bërit biznes në Kosovë.
Kryetari Rafuna dhe kryeshefi Ujkani u pajtuan që bashkëpunimi mes institucioneve dhe mes bizneseve që përfaqësojnë ato duhet të thellohet edhe më shumë. Publikuar më 25.08.2022