Ftesë për trajnim/certifikim: Siguria dhe shëndeti në punë – Ekspert për Siguri dhe shëndet në punë

Ftesë për trajnim/certifikim: Siguria dhe shëndeti në punë – Ekspert për Siguri dhe shëndet në punë

Të nderuar ndërmarrës,

Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS organizon trajnimin/certifikimin për “Siguria dhe shëndeti në punë – Ekspert për Siguri dhe shëndet në punë ”.

Oda Ekonomike e Kosovës është e licencuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale për organizimin e trajnimit përgatitor për Ekspert të Sigurisë & Shëndetit në Punë. Qëllimi i trajnimit është të përgatisë kandidatet me njohuri dhe aftësi për Ekspertë të Sigurisë & Shëndetit në Punë. Trajnimi gjithsej përmban 150 orë, 120 orë teori dhe 30 orë praktikë.

 

MODULET E TRAJNIMIT:

- Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore;

- Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore;

-  Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet  traumatike);

- Faktorët e riskut fizik;

- Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit;

- Faktorët e riskut ergonomik;

- Faktorët e riskut biologjik;

- Faktorët e riskut psiko-social;

- Parandalimi i faktorëve të riskut në vendin e punës;

- Vlerësimi i riskut në vendin e punës;

- Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;

- Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave;

- Marrëdhëniet ligjore të punës;

- Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë;

- Inspektimi në vendin e punës;

- Punë praktike.

 

SI TË APLIKONI?

Aplikimin mund ta bëni online përmes: https://forms.gle/YxzEhmtiUsQWYErB7

Vendi i mbajtjes së trajnimit: Oda Ekonomike e Kosovës

Trajner: Suad Bushi - Ekspert

Data e trajnimit: Me rastin e formimit të grupit

Çmimi: 450€ (10% zbritje për kandidatët që marrin pjesë nga bizneset anëtare të Odes Ekonomike të Kosovës)

Në fund pas përfundimit të provimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me CERTIFIKATË/LICENCË të njohur Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale. Me rastin e licencimit kandidati mund të punojë si Ekspert i Sigurisë & Shëndetit në Punë për kompani të ndryshme në Kosovë, institucione, organizata vendore dhe ndërkombëtare apo dhe angazhoheni si konsulent i tyre.

Publikuar më 16.08.2022