Kryetari Rafuna priti Kryetaren e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Kryetari Rafuna priti Kryetaren e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Prishtinë, 11 gusht- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Drejtoreshen Ekzekutive te Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, me të cilën biseduan për projekte të përbashkëta ekzistuese dhe të ardhshme.
Kryetari Rafuna u shpreh se odat janë lidhëse të rëndësishme mes bizneseve.
“Jemi hallka në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë por edhe promovuese të bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve”, u shpreh kryetari Rafuna.
Kryetari Rafuna dhe Drejtoresha Hasani u pajtuan që bashkëpunimi mes odave dhe mes bizneseve që përfaqësojnë ato duhet “të thellohet edhe më shumë”.
Në takim u bisedua edhe për shqyrtimin e
kërkesave të bizneseve të të dy odave. Publikuar më 12.08.2022