Kryetari Rafuna priti Ambasadoren e Izraelit, biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Kryetari Rafuna priti Ambasadoren e Izraelit, biseduan për bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Prishtinë, 8 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Ambasadoren e  Izraelit, Tamar Ziv me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

Kryetari Rafuna në këtë takim shprehu qëndrimin se Kosova dhe Izraeli janë partnerët të rëndësishëm për njëri tjetrin dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes tyre.

“Kosova dhe Izraeli kanë të vendosur një bashkëpunimin ekonomik në mes vete dhe nga kjo kanë përfituar të dyja vendet. Ky bashkëpunim është në fillimet e tij dhe duhet të punohet që ky të thellohet edhe në më sh.umë sektorë, edhe aty ku tanimë ka bashkëpunim, edhe në sektorë të ri”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Ambasadorja Ziv gjithashtu u shpreh se vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik është shumë i rëndësishëm për të dy vendet.

Kryetari Rafuna propozoi mbajtjen e takimeve B2B në Kosovë ndërmjet bizneseve të izraelite dhe atyre kosovare.

Publikuar më 09.08.2022