Roli i Odave Ekonomike dhe Sektorit Privat në Ekonominë Qarkore”

Roli i Odave Ekonomike dhe Sektorit Privat në Ekonominë Qarkore”

Oda Ekonomike e Kosovës organizoi një tryezë të rrumbullaket rajonale në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, me një panel diskutimi të përbërë nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Sllovenisë, Odat e Tregtisë dhe Industrisë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi i Prodhuesve të Shqipërisë.

Gjatë tryezës është bërë prezantimi i praktikave më të mira të ndjekura nga Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Sllovenisë për të stimuluar sektorin privat në zbatimin e modeleve qarkore. Ndërsa, në panel është diskutuar për rolin e odave në mbështetjen e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në ekonominë qarkore, iniciativat e ndërmarra nga Odat për lehtësimin e tranzicionit të sektorit privat drejt ekonomisë qarkore, përmirësimit të menaxhimit të mbeturave dhe riciklimit, sfidat e sektorit privat në ndryshimin e operacioneve të tyre në bazë të principeve të ekonomisë qarkore, praktikat e mira që kanë ndjekur odat rajonale në lehtësimin e tranzicionit të gjelbër të sektorit privat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar drejt ekonomisë qarkore për të shfrytëzuar ekonominë e shkalles.

Pjesëmarrëse në panel nga OEK-u ishte znj. Muela Ibrahimi, Drejtoreshë e Departamentit për Politika dhe Analiza Ekonomike e cila theksoi rolin e Odes Ekonomike në mbështetjen e agjendës së gjelbër, sfidat, iniciativat dhe praktikat e mira të ndjekura për të mbështetur sektorin privat në integrimin e ekonomisë qarkore në modelin biznesor të kompanive të sektorit privat.

   

Nga penalistët është theksuar nevoja për rritjen e vetëdijesimit të bizneseve për konceptin e ekonomisë qarkore dhe rritjen e kapaciteteve të tyre, rritjen e vetëdijes së konsumatorëve në parandalimin e mbetjeve, grumbullimin e ndarë dhe konsumin e qëndrueshëm. Po ashtu, është theksuar dhe nevoja për mbështetje nga Qeveria në rregullimin e kornizës ligjore që lehtëson tranzicionin e gjelbër dhe draftimin e politikave për të krijuar një ambient që mundëson zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm ekonomik përmes modeleve qarkore.

Ky panel diskutimi u organizua në kuadër të projektit “Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës”, i financuar nga BE-ja dhe Qeveria Gjermane përmes GIZ-it.

 

Konkluzionet dhe rekomandimet e nxjerra nga tryeza gjeni në kete link.

ImageImageImageImage

Image

 
Publikuar më 09.08.2022