Kryetari Rafuna priti Ambasadorin e Shqipërisë,  Qemal Minxhozi, biseduan për bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri

Kryetari Rafuna priti Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, biseduan për bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 5 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

Kryetari Rafuna në këtë takim shprehu qëndrimin se Kosova dhe Shqipëria janë partnerët të rëndësishëm për njëri tjetrin dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes tyre.

 

“Kosova dhe Shqipëria kanë thelluar ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik në mes tyre dhe nga kjo kanë përfituar të dyja palët. Por, ky bashkëpunim mund të zgjerohet edhe në më shumë sektorë, por edhe të thellohet në sektorët ku tanimë ka bashkëpunim”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Ambasadori Minxhozi gjithashtu u shpreh se thellimi i bashkëpunimit ekonomik është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtij niveli që të thellohet edhe më tej me hapa konkretë të bashkëpunimit.

Publikuar më 05.08.2022