Kryetari Rafuna priti përfaqësuesin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi

Kryetari Rafuna priti përfaqësuesin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi

Kryetari Rafuna priti përfaqësuesin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi

Prishtinë, 4 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot përfaqësuesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të OEK dhe bizneseve nga Lugina e Preshevës.

Kryetari Rafuna në këtë takim shprehu qëndrimin se bizneset nga Lugina me prezencën e tyre në Kosovë kontribuojnë në ekonominë e Kosovës dhe shtoi se ky bashkëpunim duhet të thellohet tutje.

“Kosova është mundësi e madhe për investime të huaja, përfshirë edhe bizneset e Luginës. Kështu përfiton Kosova por edhe tërë komuniteti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Këtë bashkëpunim e mirëpriti edhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtij niveli që të thellohet edhe më tej me hapa konkretë të bashkëpunimit.

Image
Publikuar më 05.08.2022