Odën Ekonomike të Kosovës e vizituan z. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë

Odën Ekonomike të Kosovës e vizituan z. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë

Sot, më 2 gusht 2022, Odën Ekonomike të Kosovës e vizituan z. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, znj.  Kay Kurimoto, Sekretare e dytë dhe z. Fatmir Ramaj, Këshilltar për Çështje Ekonomike.

Përfaqësuesit e Ambasadës Japoneze u pritën nga kryetari i Odës EKonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Parim Bajrami.

Kryetari Rafuna falënderoi përfaqesuesit e Ambasadës Japoneze për githë ndihmën që ka ofru shteti i Japonisë për zhvillimin e Republikës së Kosovës si dhe për vizitën sot në OEK. Me këtë rast  i njoftoi ata për punën e Odës Ekonomike të Kosovë, sfidat, të arriturat dhe aktivitetet e mëtutjeshme të Odës. Kryetari i Odës, z. Rafuna po ashtu i informoi përfaqësuesit e Ambasadës Japoneze lidhur klimën e mirë qe ka Republika e Kosovës për të tërhequr investimet e huaja në Kosovë.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë z. Keisuke Yamanaka shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe me z. Rafuna u dakorduan që në një të ardhme të afërt të takohen me homologën e tij të Odës Ekonomike Kosovaro Japoneze për të harmonizuar veprimet e përbashkëta në interes të Kosovës dhe Japonisë.

Publikuar më 02.08.2022