Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Oda Ekonomike e Kosovës e licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizon trajnimin përgatitor “Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”.  Trajnimi ka për qëllim të ofroj njohuri mbi fushën e sigurisë në punë, mbi rreziqet dhe menaxhimin e tyre në vendin e punës. Trajnimi gjithsej përmban 150 orë, 120 orë teori dhe 30 orë praktikë.

Modulet e trajnimit:

- Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore;
- Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore;
- Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet (traumatike);
- Faktorët e riskut fizik;
- Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit;
- Faktorët e riskut ergonomik;
- Faktorët e riskut biologjik;
- Faktorët e riskut psiko-social;
- Parandalimi i faktorëve të riskut në vendin e punës;
- Vlerësimi i riskut në vendin e punës;
- Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;
- Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave;
- Marrëdhëniet ligjore të punës;
- Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë;
- Inspektimi në vendin e punës;
- Punë praktike.

Orari: Trajnimi fillon nga data 9 Prill dhe mbahet gjatë ditëve e shtunë dhe e diel


Lokacioni: Oda Ekonomike e Kosovës

Pagesa për trajnim: 450€ (10% zbritje për kandidatët që marrin pjesë nga bizneset anëtare të Odes Ekonomike të Kosovës)

Publikuar më 15.03.2022