Dita e Pavarësisë së Kosovës në Forumin e biznesit të ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2020 Dubai

Dita e Pavarësisë së Kosovës në Forumin e biznesit të ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2020 Dubai

Oda Ekonomike e Kosovës prezantoi ambientin e të bërit biznes në Kosovë gjatë Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Forumin e biznesit të ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2020 Dubai

Në kuadër të ceremonisë qendrore për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës është mbajtur forumi i biznesit ku znj. Muela Ibrahimi, Udhëheqëse e Departamentit për Politika dhe Analiza Ekonomike në Oden Ekonomike të Kosovës ka prezantuar mundësitë e të bërit biznes në Kosovë krahas fjalimit të znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Faton Peci, Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe z. Zef Dedaj U.D i Kryeshefit Ekzekutiv në KIESA.

Në këtë prezantim është theksuar rëndësia e sektorit privat në gjenerimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Pasi që sektori privat është një pjesë jetike e ekonomisë së Kosovës dhe përbën afërsisht 40% të PBB-së. Gjithashtu, është promovuar klima e favorshme biznesore dhe reformat e bëra në legjislacionin kombëtar, politikat fiskale dhe në infrastrukturë me qëllim të përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe lehtësimit të të bërit biznes ku Kosova po i afrohet kufirit të praktikave më të mira globale në rregullimin e biznesit.

Publikuar më 21.02.2022