Panairi i Përgjithshëm  Ndërkombëtar PRISHTINA 2022

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar PRISHTINA 2022

 

 

Oda Ekonomike e Kosovës ju njofton se në datat 5 - 8 Maj 2022 do të mbahet “Panairi i  Përgjithshëm Ndërkombëtar PRISHTINA 2022”.Ky panair do të vijë me një gamë të gjerë ekspozuesish vendor, rajonal dhe ndërkombëtar duke synuar mbështetjen dhe zhvillimin e çdo sektori të ekonomisë.

Panairi “PRISHTINA 2022” është një event tradicional ku ndërmarrjet do të kenë mundësinë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja.

Ftojmë të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në këtë organizim i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në fshatin Shkabaj në Prishtinë. Pjesëmarrja juaj do të ju mundësoj të jeni pjesë e manifestimit më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontratën dhe informatat mund ti shkarkoni këtu.

Për kontakt:

Ylli Dallku: +383 (0) 46 123 429

E-mail: Ylli.Dallku@oek-kcc.org

Fatmire Shala: +383 (0) 45 653 222

E-mail: Fatmire.Shala@oek-kcc.org

 

Publikuar më 18.02.2022