OEK në 55 vjetorin e themelimit, ndau mirënjohje për tatimpaguesit dhe eksportuesit e vitit.

Me rastin e pesëdhjetë e pesë vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Kosovës, u janë ndarë mirënjohje tatimpaguesve dhe eksportuesve më të mëdhenj të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Financave Bedri Hamza, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Doganës Bahri Berisha.

Me këtë rast kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu, para biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, deklaroi se përzgjedhja e tatimpaguesve dhe eksportuesve të vitit është bërë në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën e Kosovës. Gërxhaliu ka thënë se bizneset e Kosovës, janë kontribuuesit më të mëdhenj të zhvillimit dhe integrimit ekonomik të vendit. “E veçanta e këtij takimi është se sot po kremtohet 55 vjetori i themelimit të OEK. Jemi dëshmitar për gjendjen në të cilën përballet Kosova dhe e ndajmë këtë moment me ata që janë boshti kurrizor i proceseve ekonomike në krijimin e politikave drejt së ardhmes së Kosovës. Jemi këtu që t’ia vëmë vulën e proceseve ekonomike. Ne i kemi ndare në dy grupe tatimpaguesit më të mëdhenj dhe eksportuesit më të mëdhenj të vitit 2017-t, që janë indikatori i proceseve ekonomike”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu u shpreh optimist se në të ardhmen do të ketë më shumë tatimpagues të shpërblyer, pasi sipas tij këta janë “heronjtë ekonomik”.

Ai më tutje ka thënë se sot bashkë me partnerët institucional janë këtu për t’i dhënë mbështetje të madhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ndjehet i nderuar me prezencën e tij, pranë biznesmenëve më të njohur të vendit. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë nevojë për bizneset dhe se zhvillimi i bizneseve kontribon në zhvillimin e vendit. 
Ai vlerësoi lartë rolin e Odës Ekonomike dhe punën e Z. Gërxhaliu, për të cilën ka thënë se s’ka qenë i lehtë bashkëpunimi më të, pasi sipas tij Gërxhaliu në vazhdimësi ka qenë kërkues i pareshtur. “Oda Ekonomike është një institucion që në mënyrën ma të mirë e të palodhshme e ka prezantuar biznesin e Kosovës”, deklaroi ai.

Kurse, Sakip Imeri, drejtori i ATK-së, tha se këta tatimpagues i kanë sjell buxhetit të Kosovës 770 milionë euro. “Administrata është e orientuar drejt shërbimeve elektronike, të cilat mundësojnë shërbime më të mira për tatimpaguesit. ATK-ja me kapacitetet e saj është e përgatitur që të zbatoj iniciativat e qeverisë që janë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes”, ka thënë ai.

Drejtori i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, bëri të ditur që Kosova ka pasur eksport prej 300 milionë eurosh gjatë këtij viti dhe se nga 20 eksportues shpreson që vitin e ardhshëm të jenë 200. “Doganat gjatë këtyre viteve ju ka nënshtrua shumë reformave për përmirësimin e situatës. Dogana e Kosovës është në vendin e 40 për reformat që i ka bërë në të bërit biznes përtej kufijve”, tha Berisha.

Tatim paguesit dhe eksportuesit të cilëve i’u nda mirënjohje janë:

Tatimpaguesit e vitit 2017 janë:

1. “ELKOS” SH.P.K.
2. “Viva Fresh” Sh.p.k.
3. “BECHTEL ENKA-GP”
4. “IPKO Telecommunications” L.L.C.
5. “COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY-KOSOVO L.L.C”
6. “SHARRCEM” SH.P.K.
7. “TEB” SH A
8. “ABI” SH.P.K
9. GNTC “GORENJE NITI-TIKI COMPANY” SH.A
10. “MERIDIAN EXPRESS” SH.P.K.
11. “FRUTEX” Sh.p.k.
12. “SOLE KOSOVA” Sh.p.k.
13. “AMERICAN HOSPITAL KOSOVA” SH.P.K.
14. Kompania e Sigurimeve “SCARDIAN” J.S.C.
15. “EUROLAB” SH.P.K.

Eksportuesit e vitit 2017 janë:

1. “NEËCO FERRONIKELI” COMPLEX L.L.C.
2. “KOSOVO ELEC SUPPLY COMPANY” JSC
3. “TREPÇA” – ndërmarrje në administrim
4. “REC KOS” SH.P.K.
5. “EX FIS” SH.P.K.
6. “KIVO” L.L.C.
7. “IMK-INDU META E KOSOVËS” SH.P.K.
8. “BIRRA PEJA” SH.A.
9. “INTER STEEL” SH.P.K.
10. “NDERIMI” SH.P.K.
11. “NEËKO BALKAN” L.L.C.
12. “FRUTEX” SH.P.K.
13. “ADI” SH.P.K.
14. “G PLUS” SH.P.K.
15. “DEVOLLI CORPORATION” SH.P.K.
16. “AVATAR” SH.P.K.
17. “PRO CREDIT BANK” SH.A
18. “M & SILLOSI” SH.P.K.
19. “LISI F” SH.P.K.
20. “ELKOS’” SH.P.K.

Publikuar më 04.01.2018

Activity