Parim Bajrami

Parim Bajrami

I lindur me 12.11.1962 në Medvec – Lipjan, mbaroi Studimet Univerzitare në Universitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Bujqësisë në vitin 1986 duke fituar titullin Inxhinier i diplomuar i bujqësisë.

Pas diplomimit u punësua si teknolog në prodhimtarisë bujqësore të OPB. ,,Kosova” në Lipjan. Në vitin 1987 u punësua në Organizatës Themelore Kooperativiste ,, Bujku”në Magurë, në cilësinë e këshillëtarit profesional, e më pastaj në vitin 1988 u zgjodh drejtor i kësaj organizate, deri në dëbimin nga puna të punëtorëve shqiptarë. Z. Bajrami themeloi dhe udhëheqi një biznes privat nga lëmia e tregtimit me inpute bujqësore.

Pas mbarimit të luftës, nga shtatori i vitit 1999, përsëri rikthehet në cilësin e drejtorit të KB,,Bujku” në Magurë, të cilën me sukses e udhëheq deri në vitin 2001, ku dhe punësohet në Odën Ekonomike të Kosovës në cilësinë e bashkpunëtorit profesional për bujqësi.

Në vitin 2005 u emërua kordinatorë i zyrës për anëtarësi pranë OEK-ut, ndërkaq nga viti 2010 u emërua kordinator për shoqata dhe shërbime të këshillëdhënies dhe informacionit.

Më 28 gusht 2014 u emërua ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike të Kosovës.
Më 24 shkurt 2015 me shumicën e kualifikuar të votave të anëtarëve të Kuvendit të OEK-së zgjidhet sekretar i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës me mandat katër (4 ) vjeçar.

Është anëtarë i bordit drejtues të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, anëtarë i Këshillit Ekonomik Social pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, anëtarë i Bordit të Vlerësuesve të Pronave të paluajteshme, anëtarë i Këshillit Kombëtarë të Verërave, anëtarë i kryesisë së Tribunalit të Arbitrazhit pranë OEK-ut.

Gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të theksuara më lartë në mënyrë aktive ka përfaqësuar institucionin në grupe punuese, tryeza të ndryshme dhe workshope, dhe njëkohësisht ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale duke u certifikuar nga organizatat kompetente.

 

Sekretari i Përgjithshëm ushtron këto funksione:

  • Udhëheqë organizimin dhe punën e shërbimit profesional të Odës;
  • Merr vendime lidhur me marrëdhënien e punës të të punësuarve në shërbimin profesional të Odës;
  • Organizon përgatitjen dhe mbajtjen e seancave të Kuvendit e të Këshillit Drejtues;
  • Me autorizimin e Kryetarit, përfaqëson Odën në çështjet pronësore dhe çështjet tjera juridike – materiale;
  • Kryen punë të tjera në pajtim me Statutin dhe akte tjera të Odës.