Njësitë rajonale

Njësitë rajonale

Njësia Rajonale është formë territoriale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes funksionimit të së cilës sigurohet decentralizimi i detyrave dhe aktiviteteve të Odës dhe vendimmarrje e pavarur e anëtarëve të Odës për çështje dhe detyra me rëndësi të veçantë për rajonin për territorin e të cilit është organizuar njësia.

  • Shqyrton çështje lidhur me përparimin e prodhimtarisë, qarkullimit dhe  shërbimeve ekonomike dhe probleme aktuale të ekonomisë në rajonin për të cilin është organizuar;
  • Realizon decentralizimin e detyrave dhe aktiviteteve të Odës në kuadër të rajonit;
  • Shqyrton propozime dhe inicion nxjerrjen e akteve nga kompetenca e organeve të Odës;
  • Shqyrton çështje dhe inicion propozime për zhvillimin e ndërmarrësisë në rajon;
  • Merr pjesë në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore e strukturore të rajonit, veçmas në konceptimin e qëndrimeve dhe propozimeve për afarizëm ekologjik, zhvillimin e infrastrukturës ekonomike (rrugë rajonale, energjetikë, transport e tjera);
  • Inicion procedura për nxjerrjen e dispozitave dhe masave në lëmin e ekonomisë, në interes të ekonomisë në rajonin për të cilin është organizuar ose për  ekonominë e vendit;
  • Kryen shërbime afariste – profesionale dhe infrastrukturore në interes të ekonomisë së rajonit;
  • Inicion dhe realizon bashkëpunim për çështje me interes të përbashkët me anëtarët e Odës nga rajonet fqinje ose me oda rajonale të vendeve të tjera, në harmoni  me aktivitetet programore ose aktet e përgjithshme të Odës;
  • I harmonizon kundërthëniet e paraqitura dhe interesat e ndryshme midis anëtarëve të Odës në rajon;
  • Kryen punë të tjera në interes të anëtarëve, në kuadër të kompetencave të Odës.

Njësia Rajonale ka Këshillin Drejtues si organ qeverisës dhe Kryetarin e saj. Anëtarët e Këshillit Drejtues të njësisë zgjidhen në mbledhjen e Kuvendit të Njësisë Rajonale, nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve të Odës nga rajoni i Njësisë Rajonale.

Njësitë rajonale të OEK-ut gjinden në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.