Kuvendi

Kuvendi

Kuvendi i Odës është organi më i lartë i Odës. Është i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur të anëtarëve të Odës në pajtim me procedurën e zgjedhjeve të përcaktuar me statut.  Kuvendi i Odës udhëhiqet nga Kryesuesi i Kuvendit të Odës.

Kuvendi i Odës i ka 71 vende përfaqësuese, të cilat janë të ndara ndërmjet Shoqatave Sektoriale dhe Njësive Rajonale proporcionalisht sipas numrit të anëtarëve që përfaqësojnë në Odën Ekonomike të Kosovës:
• Shoqatat Sektoriale 90%
• Njësitë Rajonale 10%
Personat e zgjedhur për të përfaqësuar anëtaret e Kuvendit dhe Këshillit Drejtues të OEK-ut, zgjidhen me mandat katër vjeçar me mundësi rizgjedhje.
Kuvendi i Odës miraton:
• Statutin e OEK-ut  dhe ndryshimet e tij;
• Programin e punës, planin financiar dhe raportet mbi realizimin e tyre;
• Rregullat procedurale për punën e Arbitrazhit të Përhershëm dhe Këshillit të Nderit;
• Rregulloren mbi punën e vetë;

Zgjedhë :
• Zgjedhë  Kryesuesin e Kuvendit të Odës
• Zgjedhë  Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës;
• Në mbështetje të propozimit të Kryetarit të Odës zgjedh nënkryetaret, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm të Odës;
• Emëron Kryesuesin e Arbitrazhit të Përhershëm, Arbitrat dhe anëtarët e Gjykatës së Nderit;

Përcakton:
• Përqindjen e kuotës së anëtarësisë;
• Qëndrime lidhur me çështje të rëndësishme të sistemit ekonomik, të politikës zhvillimore dhe aktuale ekonomike;
• Qëndrime, konkluzione dhe iniciativa lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve dhe ua dërgon organeve dhe institucioneve kompetente shtetërore;
• Iniciativa për përgatitjen e dispozitave ligjore dhe të tjera nga lëmi i ekonomisë;
• Masa dhe aktivitete për nxitjen e investimeve, në veçanti të investimeve direket nga jashtë në ekonominë e Kosovës
• Mendime dhe qëndrime të Odës për përmirësimin e kushteve të punës të subjekteve ekonomike dhe për çështje të tjera nga veprimtaria e Odës;
• Masa dhe aktivitete për përparimin dhe promovimin e klimës së biznesit në vend;
• Kriteret dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve (anëtarëve) në Kuvendin e Odës nga shoqatat sipas veprimtarive dhe nga Njësitë Rajonale;

 

Listën e anëtarëve të kuvendit mund ta shkarkoni këtu.

Publikuar më 29.12.2017