DEPARTAMENTI PËR ADMINISTRATË, FINANCA DHE TEKNOLOGJI INFORMATIVE
Departamenti i Administratës, Financave dhe TI, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, e menaxhon drejtori i cili i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të OEK, ka këto obligime dhe përgjejgjësi:
Të krijojë një administratë profesionale dhe funksionale që i përgjigjet nevojave të OEK;
Bënë menaxhimin dhe përkujdesjen për resurset humane,pasuritë e luajtëshme dhe të paluajtëshme;
Përkujdeset për ngritjen profesionale të personelit,organizimin dhe bashkërenditjen e pjesëmarrjes në trajnime të ndryshme në funksion të ngritëjes së cilësisë;
Përkujdeset për menaxhimin e buxhetit dhe financave të OEK;
Merret memenaxhimin e administratës në përgjithësi,rregullësinë e respektimit të orarit të punës,funksionimin e Ti dhe shërbimit teknik;
Bënë zhvillimin e marketingut dhe promovimin e shërbimeve të OEK.
Departamenti është i organizuar si mëposhtë:
Zyrat:
Zyra e administratës dhe burimeve njerzore;
Zyra e financave dhe prokurimit;
Zyra e sherbimeve të përgjithëshme dhe TI;
Zyra për promovime,marketing dhe anëtarësi;
Zyra për administratë dhe burime njerzore :
Menaxhon administratën e përgjithshme të OEK;
Kujdeset për reformimin e administratës,ngritëjen profesionale dhe performance e stafit;
Harton organogramin e OEK;
Harton aktet normative dhe rregulloret e punës;
Monitoron zbatimin e politikave të personelit përfshirë vlerësimin dhe klasifikimin e punëve, plotësimin e vendeve vakante sipas përgatitjeve të veqanta profesionale dhe eksperiencave në marrëveshje me departamentet dhe zyrat përkatëse të OEK;
Asiston në procedurat për përzgjedhjen, rekrutimin dhe punësimin e personelit për nevoja të OEK;
Menaxhon pranimin e praktikantëve verifikon aftesitë e krijuara si dhe lëshon dokumente perkatëse mbi kryerjen e praktikës në punë pranë OEK;
Monitoron zbatimin e realizimit të kohës sëpunës për zbatimin e orarit te punës për çdo punonjës, kujdeset për ofrimin dhe mirëmbajtjen e listave për hyrjedaljet e nënpunësve nga puna;
Në fund të çdo muaji kërkon raporte për vijueshmerinë në punë nga drejtorët e departamenteve të OEK,për llogaritjen e pagave;
Përgatit përimplementimin e akteve ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me mardhënien e punës duke përfshirë dhe kodin e mirësjelljes dhe funksionimin e institucionit të OEK;
Informon anëtrësinë me aktet ligjore dhe nënligjore të cilat vijnë për shqyrtim publik në OEK;
Përgatitë propozim ndryshimet ligjore që vijnë për diskutim publik në OEK ;
Zyra e financave dhe prokurimit:
Mbanë evidencat e kontabilitetit financiar dhe material të OEK;
Përgatit planin buxhetor vjetor të shpenzimeve dhe të hyrave;
Përgatit analiza të ndryshme mbi gjendjen financiare të cilat cilat ndërlidhen me buxhetin e OEK;
Ështe përgjegjës për kontrollin dhe inventarizim të përgjithshëm të mjeteve kryesore;
Monitoron kontabilitetin dhe financat e OEK;
Menaxhon urdhërblerjet dhe urdhërpagesat për të gjitha detyrimet ndaj furnitorëve;
Menaxhon dhe udhëheq proceduart ligjore të prokurimit në OEK;
Përgatitë raporte për paga, ndalesat dhe veprimet tjera të nevojshme lidhur me pagat e të punësuarve;
Monitoronanënfinanciarepërtëgjithashërbimetdheaktivitetet e OEK;
Kryen punë tjera të nevojshme, që perputhen me aktivitete e departamentit;
Përkujdeset lidhur me procedurat e auditimit financiar vjetor;
Raporton sipas nevoje në bazaditore dhe javore te drejtori i departamentit;
Zyra e shërbimeve të përgjithshme dhe TI :
Menaxhon objektet dhe hapsirat e punës së OEK;
Menaxhon dhe monitoron përdorimin e automjeteve të OEK;
Është përgjegjës për sigurimin e pronës dhe objekteve të OEK;
Kontrollon perkthimet dhe lektorimet e OEK-ut;
Është përgjegjës për rsektorin e TI, rregullsinë dhe funksionalizimn e webfaqes së OEK;
Menaxhon mirëmbajtjen e rrjetit dhe paisjeve të TI;
Mirëmbanë përditshmërishtë webfaqet e OEK;
Zyra e promovimit,marketingut dhe anëatrsisë:
Menaxhon promovimin e shërbimeve dhe aktiviteteve të OEK;
Përgatitë dhe menaxhon pjesëmrrjen e stafit në trajnime;
Promovon organizimin e panaireve mbrenda dhe jashtë vendit;
Përkujdeset për organizimin e klubit të biznesve;
Përkujdeset përorganizimin e klubit të investitorëve;
Përkujdeset për nxjerrjn e ngazet ës për biznes;
Përgatitë material promovuese dhe të marketing për shërbimet e OEK;
Përkujdeset përplasimin e informatave dhe aktiviteteve të OEK në webfaqen ;