
FTESË PËR TRAJNIM
Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS...
Oda Ekonomike e Kosovës i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit profesional të fuqisë punëtore. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik , pa fuqi punëtore të kualifikuar, me dije të reja, me shkathtësi profesionale të cilat shkojnë në një hap me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të strukturuar, Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të strukturës së saj organizative, ka themeluar edhe Departamentin për Aftësim Profesional.
Qëllimi kryesor i këtij Departamenti është që të bëjë përfaqësimin e interesave dhe kërkesave të ndërmarjeve kosovare karshi institucioneve përgjegjëse në zhvillimin e politikave arsimore. Gjithashtu, është zhvilluar Strategjia mbi rolin e OEK-ut në fushën e Arsimit profesional, ku qëllimi kryesor i këtij dokumenti është përfaqësimi i interesave të biznesit ne politikat arsimore si dhe interesimit të Odës Ekonomike të Kosovës në marjen e të ashtuquajturave përgjegjësive publike.
Departamenti i Aftësimit Profesional që prej vitesh është duke u përkrahur nga Qeveria gjermane, fillimisht në ngritjen e kapaciteteve të brendshme në implementimin e projekteve arsimore dhe ofrimit të shërbimeve të trajnimeve.
Së fundmi, Qeveria Gjermane ka lejuar përkrahjen që Oda Ekonomike e Kosovës të ketë të drejtën edhe për një CIM ekspert shtesë, i cili do të përkahë OEK-un veçmas në fushën e Arsimit Profesional. Eksperti gjerman, do të ndihmojë Departamentin në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të trajnimeve, përfaqësimin më profesional dhe zhvillimin e projekteve në këtë fushë.
Departamenti për Arsim dhe Aftësim profesional ka këto njësi :
Mëposhtë gjeni listën e trajnimeve që ofrohen nga OEK:
Menaxheriale
Motivimi ne Pune
Udhëheqja dhe menaxhimi
Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe në distancë
Zhvillimi i resurseve humane dhe menaxhimi i karrierës
Kontabiliteti financiar si instrument për vendimmarrje
Menaxhimi i konflikteve në kompani dhe me klientë
Analiza e konkurrencës, tregut dhe konsumatorëve
Menaxhimi i avansuar i projekteve sipas standardit anglez
Menaxhimi I Projektit
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
Komunikimi diplomatik në biznesin ndërkombëtar
Lidershipi Inovativ
Menaxhimi bashkëkohor i burimeve njerezore
Negocimi me kompani ndërkombëtare
Principet e Makroekonomisë
Procedurat e Prokurimit Publik në Kosovë, përgatitja e tenderëve
Tregtia e Jashtme dhe Marketingu Ndërkombëtar
Biznesplani dhe Shitja Efikase
Aftësi praktike të Negocimit në Biznes
Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes
Puna ekipore dhe menaxhimi i ndryshimeve
Proceset e projekteve dhe ideja deri tek realizimi
Menaxhimi i krizave në aktivitetet eksportuese
Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes
Administrimi dhe Menaxhimi i Financave
Strategjia dhe planifikimi i Resurseve Humane
Kontrata dhe mbrojtja juridike
Trajtimi ligjor i tatimeve ne ndërmarrje
Ndërmarrja dhe tenderët publik
Partneritetet publiko private
Mjeshtria Profesionale e Shitjes
WIFI – (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i situatave konfliktoze në punë, Tregtia e Jashtme dhe Marketingu Ndërkombëtar)
WIFI – (Biznesplani dhe Shitja Efikase, Aftësi praktike të Negocimit në Biznes, Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes)
WIFI – (Puna ekipore dhe menaxhimi i ndryshimeve, Proceset e projekteve dhe ideja deri tek realizimi, Menaxhimi i krizave në aktivitetet eksportuese)
WIFI – (Administrimi dhe Menaxhimi i Financave, Marketingu Ndërkombëtar, Strategjia dhe planifikimi i Resurseve Humane)
WIFI (Menaxhimi i Kohës, Komunikimi, Aplikimi në Projektet Evropiane (Menaxhimi i Projekteve) )
Transport dhe Logjistikë
Transport të mallrave-CPC Shofer për mallra
Transport të udhëtarëve - CPC Shofer për pasagjerë
Transport të mallrave të rrezikshme - ADR
CPC Menaxherë për Mallra
CPC Menaxherë për Pasagjerë
Instruktor i Ngasjes
Pyetës – Ekzaminier
Operimi me tahografët digjital dhe analogë
Automekanikë
Testi i Motorit - Otto Motori
Njesit Komanduese të Rrjetit CAN-BUS, LIN-BUS
Klimatizimi i Automjetit
Sistemi i Menaxhimit të Motorit Motronic
Sistemet pasive të sigurisë
ECD 1 Rregullorja Elektrike në Dizel
Sistemet e Stabilitetit në Ngasje ABS/ESP
Matja elektronike e sistemit të ngasjes
Bazat e elektrikes së automjetit 1
Elekrika e automjetit 2
Diagnoza elektrike e njësive kontrolluese SG 1
Sensorët dhe aktuatorët e sistemeve të automjetit
Saldimi
Saldues i Metalit
Saldues i Plastikës
Gastronomi
Kamarier
Orientimi në rolin e kuzhinierit
Gjellëra të reja të mishit dhe të mishit të shpezëve – Kuzhinier
Antipastat dhe mezet e ndryshme
Salsat dhe Pjatat e para të kuzhinës Italiane
Ushqimi Kryesor
Ëmbëlsirat
Siguria në Punë
Siguria dhe Shëndeti në Punë
Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme