DEPARTAMENTI PËR SHËRBIME TË PËRGJITHSHME PËR ANËTARË DHE SHOQATA
Departamenti për shërbime të përgjithshme për anëtarë dhe shoqata ka këto njësi:
- Zyra për Informata të Përgjithshme dhe marrëdhënie me anëtarë
- Zyra për Shoqatat e Sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërtimit dhe shërbimeve
- Zyra për Shoqatat e Sektorit të bujqësisë, prodhimit, energjisë dhe ndërmarrjet eksportuese
- Zyrtarët për Rajonin – Qendra
Shoqatat sipas veprimtarisë/veprimtarive që funksionojnë janë formë profesionale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes te cilave anëtarët e Odës vendosin pavarësisht dhe kryejnë punë dhe detyra në interes të veprimtarisë/veprimtarive adekuate.
Secili anëtar i Odës lidhet drejtpërdrejtë në një shoqatë, varësisht nga veprimtaria e regjistruar që dominon në punën e tij, gjegjësisht sipas interesit që realizohet në shoqatën adekuate.
Secili anëtar i Odës, po që se ka interes, përveç shoqatës amë, mund të lidhet dhe të merr pjesë edhe në punën e ndonjë shoqate tjetër. Shoqata sipas veprimtarisë punon drejtpërdrejtë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të anëtarëve të Odës dhe në veçanti:
- Shqyrton çështje që kanë të bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale në veprimtari.
- Inicion dhe përcakton masa, plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë,
- Harmonizon kundërthëniet dhe interesat e ndryshme të paraqitura në kuadër të veprimtarisë.
- Miraton konkluza dhe propozon masa në interes të veprimtarisë, duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë në tërësi.
- Analizon dhe përcakton interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës nga veprimtaria, si dhe kundërthëniet e paraqitura, në raport me veprimtarit[ë tjera dhe jep propozime për harmonizimin e tyre, gjegjësisht tejkalimin.
- Paraqet iniciativë për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të tjera dhe i shqyrton ato, jep mendime dhe propozime lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve të odës të veprimtarisë adekuate dhe të ekonomisë në tërësi.
- Inicion dhe realizon bashkëpunim lidhur me çështje nga interesi i përbashkët me anëtarë të odës nga shoqata të tjera në kuadër të Odës dhe bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, në harmoni me aktivitetet programore dhe aktet e përgjithshme të odës.
Listën e shoqatave te OEK mund ta shkarkoni këtu.
Statuset e shoqatave mund ti shkarkoni këtu
Procesverbalet e shoqatave ne OEK mund ti shkarkoni këtu.
Shkresat e shoqatave drejtuar institucioneve mund ti shkarkoni këtu.
Publikuar më 22.01.2018