Sektori privat në Kosovë shpenzoj afër 580 milion euro në blerjen e gjeneratorëve për energji elektrike

Sektori privat në Kosovë shpenzoj afër 580 milion euro në blerjen e gjeneratorëve për energji elektrike

Të bërit biznes në Kosovën e pas luftës ka qenë mjaft sfiduese për fat të keq shumë sfida janë duke e përcjellur edhe sot.
Bazuar në hulumtimet e bëra ndërvite nga ana e Odës Ekonomike të Kosovës në 10 top barrierat e të bërit biznes ka qenë energjia elektrike dhe furnizimi me energji elektrike. Përveç kostos së lart të këtyre tarifave, mosndarjesë së çimimit për amvisni dhe industri, mosndarjesë së çimimit të energjisë elektrike në atë sezonal, mosimplementimi i tarifës ditë-natë, problemi i maksigrafit dhe ndërprerjet e shpeshta që e kanë dëmtuar sektorin privat në Kosovë e në veçanti atë prodhues si në kualitet po ashtu edhe në kuantitet, kanë detyruar sektorin privat për kërkim të alternativave për furnizim me energji elektrike.
E tëra kjo e ka një kosto shumë të lart për bizneset vendore e në veçanti për sektorin prodhues ku e pamundëson të jemi konkurrent me vendet e rajonit dhe më gjerë kur në start prodhimi vendor është 13% më i shtrejt se ai që vjen nga konkurrenca.

Bazuar në informacionet e ATK-së në Kosovë janë aktive afër 80,000 ndërmarrje dhe në qoftëse kostoja e një gjeneratori për prodhim të energjisë elektrike është prej 300 – 30,000 € dhe pothuajse të gjitha këto kompani posedojnë një generator të tillë. Si nevojë urgjente kalkulimet tregojnë se sektori privat në Kosovë gjatë këtyre viteve ka shpenzuar më tepër se 580 milion euro për blerje duke mos kalkuluar shpenzimet e derivateve të naftës.

Sikur institucionet vendore të kishin bërë më tepër në zgjidhjen e këtij problemi dhe këto mjete të dedikuara dhe shpenzuara për blerjen e gjeneratorëve të ishin investuar në punësim, standardizim, çertifikim, licensim, menaxhim të kualitetit dhe në brendim të produkteve dhe shërbimeve “Made in Kosova” me siguri realiteti ekonomik dhe social në Kosovë do të ishte shumë më i favorshem.

Paradoksi qendron në faktin se këto dukuri negative sa i përket furnizimit me energji elektrike janë duke e përcjellur Kosovën edhe 18 vite pas luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Me skepticizëm pranojm faktin se kjo është pasoj e mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe individuale në Kosovë sidomos mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit dhe këtë mungesë po e paguan qytetari i Kosovës.

Sot penalizohet dhe gjobitet ai që nuk e paguan rrymën elektrike që e mbështesin, por nuk penalizohet dhe gjobitet ai që e dëmton në masë të madhe qytetarin e Kosovës, komunitetin e biznesit e në veçanti sektorin prodhues në Kosovë.

Publikuar më 06.03.2018