Gërxhaliu: Dialogu publiko-privat dhe politikat pro biznes, garancë e zhvillimit ekonomik në nivel komunal

Gërxhaliu: Dialogu publiko-privat dhe politikat pro biznes, garancë e zhvillimit ekonomik në nivel komunal

Kryetari i Odës Ekonomike, z. Safet Gërxhaliu dhe drejtuesit e Odës rajonale të Prizrenit, kanë vizituar kryetarin e ri të Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka dhe është biseduar për avancimin e klimës për biznes në këtë komunë duke mbështetur një dialog dhe partneritet të drejtpërdrejtë komunë-biznes.

Kreu i OEK-ut, z.Safet Gërxhaliu, tha se kjo komunë për Kosovën ka rëndësi strategjike për proceset zhvillimore, jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë qëndrorë.

“Kjo komunë posedon numrin më të madh të bizneseve active dhe paraqet një ndër komunat më të fuqishme në Kosovë, në aspektin e kontributit për tatim pagim është poashtu komuna lider, e në veçanti politika e punësimit dhe fuqizimi i NVM-ve në sektorin prodhues na obligon dhe meriton që kjo komunë të ketë respekt dhe trajtim më të fuqishëm nga niveli qëndrorë.

Më gëzon fakti pqë tek kryetari z. Haskuka, e gjeta një qasje pro-biznes, ku prioritet është përmirësimi I ambientit I të bërit biznes në rend të parë për bizneset vendore por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në këtë takim, theks të veçantë i’u kushtua kërkesës për Zonën Ekonomike të Prizrenit, që ka qenë këekesë e kahershme e OEK-ut, dhe dua të besoj që zotimet e kryetarit z.Haskuka do të realizohen në këtë drejtim bazuar në legjislacion dhe transparencë. Avancimi i dialogut në sektorin privat përmes një Këshilli Konsultativ në nivel të komunës, do të jetë një objektiv tjetër që bashkarisht do ta realizojmë. Promovimi i produkteve MADE IN KOSOVA, e në veçanti ato që i ofron Prizreni, duhet të promovohen më tepër, sidomos në aspektin bilateral dhe rajonal. 

Një temë që është diskutuar dhe dakorduar nga të dyja palët, është një qasje më agresive në kontekstin pozitiv, për të promovuar investimet e huaja në Prizren, por edhe në Kosovë duke targetuar edhe Diasporën tonë, e në veçanti tërheqjen e investimeve nga Turqia në prodhim me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, prodhimtari dhe përmirësim të bilancit të pagesave dhe përmirësim të imazhit.

Nga ana e tij, kryetari komunës së Prizrenti, Mytaher Haskuka, tha se gjatë takimit u bisedua për çështjet ekonomike të cilat janë sfiduese për qeverisjen lokale por në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me komunitetin e biznesit në Komunën tonë do të avancojmë në këtë drejtim.

Më gëzon fakti që gjatë këtij takimi i konkretizuan shumë gjëra me rëndësi ekonomike dhe besoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen këtë formë të dialogimit dhe të avancimit të partneritetit me biznesin vendor.

Publikuar më 01.03.2018