Zgjedhjet e përgjithshme të OEK

Zgjedhjet e përgjithshme të OEK

Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës shpalli zgjedhjet e përgjithshme .

Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës si organi më i lartë qeverisës, mbajti takimin e fundit gjat këtij mandati zgjedhor.
Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit z.Xhevat Jusufaj, me ç ‘rast u muar vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme në Odën Ekonomike të Kosovës. 
Krahas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, Kuvendi miratoi dhe Rregulloren mbi Kriteret e Përfaqësimit në Organet Qeverisëse të OEK-ut, dhe njiherit formoi komisionin zgjedhor pesë anëtarësh, i cili do të zbatoi procedurat zgjedhore konform ligjit, statutit dhe akteve normative të OEK-ut.
Të gjitha këto vendime u miratuan në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e pranishëm në kuvend. Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Safet Gërxhaliu falënderoi të gjithë anëtarët e OEK-ut dhe organeve qeverisëse për kontributin dhe mbështetjen që i kanë dhënë në këto dy mandate qeverisëse si Kryetar i OEK-ut. Me këtë rast z. Gërxhaliu i dhuroi një mirënjohje z.Xhevat Jusufaj si kryesues i Kuvendit, në shenjë respekti për kontributin dhe lidershipin në udhëheqje, gjatë këtij mandati qeverisës të Kuvendit.

Bazuar në Ligjin për Odën Ekonomike të Kosovës Nr. 2004/7 mandati i organeve qeverisëse të OEK-ut është katër vjeçar, dhe deri më tani nga miratimi i Ligjit për OEK-un janë mbajtur tri cikle zgjedhore për organet qeverisëse (Kuvendi, Këshilli Drejtues, Këshilli mbikëqyrës dhe Kryetari i OEK-ut). 
Këto janë zgjedhjet e katërta me radhë dhe konstituimi i organeve të reja zgjedhore të OEK-ut do të bëhet pas mbarimit të procedurave zgjedhore nëpër shoqatat sektoriale dhe njësitë rajonale, të cilat janë baza zgjedhore për delegimin e përfaqësuesve të tyre në organet qeverisëse të OEK-ut.

Publikuar më 04.01.2018