Zhvillim i politikave arsimore

Zhvillim i politikave arsimore

OEK partnere e besueshme e të dhënave në zhvillimin e politikave arsimore

Njëra nga pengesat e zhvillimit te politikave te mirefillta arsimore ka qene mungesa e te dhenave mbi nevojat dhe kerkesat e tregut e punes ne raport me sistemin arsimor. 
Andaj, OEK ne te ardhmen do te jete partner i besueshem i te dhenave dhe kontribues ne zhvillimin e politikave arsimore- tha Parim Bajrami Sekretar i përgjithshem i Odës Ekonomike të Kosoves. 
Kjo u tha me rastin e nënshkrimit të bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosoves dhe Organizates Open Data Kosovo(ODK) për zhvillimin e platformës per gjenerimin e të dhënave në fushen e arsimit dhe aftesimit profesional.

Ndërsa, znj. Blerta Thaci, Drejtoreshë Ekzekutive e organizates OpendataKosova tha se
,, ODK deri më tani ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm të platformave , të cilat do t`i shërbejnë shoqërise kosovare përmes një planifikimi më të mirë strategjik në Kosovë. 
Me këtë ne si ODK jemi te kënaqur që dicka të mirë do ti ofrojmë edhe Odës Ekonomike të Kosovës si përfaqësuese e bizneseve.

Aktivitetet në kuadër të këtij bashkëpunimi do të përkrahen nga Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar( GiZ) në Kosovë.

Publikuar më 04.01.2018