Traditë 55 vjeçare e Odës Ekonomike të Kosovës

Traditë 55 vjeçare e Odës Ekonomike të Kosovës

Kontiunitet dhe traditë 55 vjeqare e Odës Ekonomike të Kosovës

Tradita e organizimit të bizneseve mbetet një ndër pjesët me të rëndësishme të historisë së vendit. Qysh në vitin 1921 ka ekzistuar Shoqata e Zanatlinjëve të Prishtinës, sipas një dokumenti të gjetur në arkivin e Prishtinës. Hulumtime tjera arkivore dhe historike tregojnë për një traditë edhe me të vjetër të organizimit në esnafe, sidomos në Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Konsolidimi ekonomik i ish RFSJ-së, përfshirë edhe investimet e rëndësishme në miniera dhe në sektorin elektroenergjetik (Ndërtimi i Termocentralit Kosova A), si dhe shtimi i aktivitetit bujqësor që ndodhen në Kosovë, në përiudhën 1952-1962, krijuan nevojën për një koordinimit më të mirë të relacioneve ndërmjet shtetit dhe ekonomisë. Për të adresuar këtë nevojë, në vitin 1961 nxjerret ligji për themelimin e Odës Ekonomike të Kosovës, që në fakt krijoj kushtet ligjore për bashkimin e odave (zejtare, industrial, bujqësore) të cilat deri atëherë funksiononin si të pavarura.

Që nga atëherë oda paraqitet si subjekt i rëndësishëm ekonomik, e cila me kohë ka pësuar edhe transformime të ndryshme, të ndërlidhura me ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale që ndodhen në Kosovë, përfshirë edhe organizimin paralel në periudhën 1990-1999, që rezultoj me pasoja dhe presione nga regjimi serb, përfshirë edhe dënimin me burg për udhëheqjen e atëhershme të Odës Ekonomike të Kosovës.

Vitet 1999 – 2008, u karakterizuan me përpjekje të vazhdueshme për fuqizimin e rolit të Odës Ekonomike të Kosovës në procesin e rindërtimit të ekonomisë së vendit dhe sigurimit të një baze të qëndrueshme për përfaqësimin e interesave të sektorit privat. Me shpalljen e pavarësisë, ndryshoj edhe dinamika e aktiviteteve në Odën Ekonomike të Kosovës me synim të qartë në ndërkombëtarizimin e ekonomisë së vendit, qoftë përmes rritjes së pjesëmarrjes institucionale në inicativat, forumet dhe rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, qoftë përmes promovimit të mundësive ekonomike që ofron Kosova. 

Si rezultat i një punë të palodhshme të stafit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe anëtarëve të strukturave qeverisëse, si dhe organeve të Odes Ekonomike të Kosovës sot kur shënon 55 vjet të funksionimit, Oda Ekonomike e Kosovës mbledh rreth vetës 16,000 anëtarë, me rreth 100,000 të punësuar, të cilët kontribuojnë në 80% të hyrave të buxhetit të vendit. Të gjithë këta anëtarë janë të organizuar në 35 shoqata sektorale dhe në 7 njësi rajonale. 

Oda Ekonomike e Kosovës është anëtare në International Chamber of Commerce, Eurochambres, Silk-Road Chamber of Commerce, International Road Transport Union, Western Balkan Chambers Investment Forum dhe në shumë iniciativa tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Objektivat strategjike të Odes Ekonomike të Kosovës janë Evropa, Edukimi, Ekonomia, Ambientalizmi dhe Ekonomia e dijës.

Shënimi i 55 vjetorit të Odës Ekonomike të Kosovës do të kurorëzohet me një aktivitet që shënon mbylljen edhe të një viti të suksesshëm, duke nderuar tatimpaguesit me të mirë dhe eksportuesit më të mëdhenj të vendit. Njëherit, kjo ngjarje simbolikisht shënon fillimin e një cikli të ri në Odën Ekonomike të Kosovës, që si qëllim parësor ka fuqizimin e sektorit privat, përmes përkrahjes së aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve tona, duke promovuar bizneset formale, rritjen e investimeve, rritjen e punësimit dhe rritjen e eksportit. 

Vlerat për të cilat do të angazhohemi sot dhe në të ardhmen bazohen në traditë, profesionalizëm, inteiritet, besueshmëri dhe në fuqinë e anëtarësisë tonë Publikuar më 04.01.2018