Kryetari Rafuna priti në takim drejtorin e ATK-së z. Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë

Kryetari Rafuna priti në takim drejtorin e ATK-së z. Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë

Prishtinë 12 Shtator 2022 - Kryetari i OEK-ut z.Rafuna priti ne takim drejtorin e ATK-së z. Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë me të cilët biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në takim u diskutua nga palët mundësia e ndërlidhjes së qendrave të thirrjes për t’u bërë ballë kërkesave të komunitetit të biznesit. Gjithashtu u diskutua mundësia e organizimit të takimeve të përbashkëta Biznes-ATK, në mënyrë që të paraqiten dhe diskutohen kërkesat dhe barrierat e bizneseve në Kosovë, dhe të gjinden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë atyre.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesve të ATK-së, gjithmonë në interes të komunitetit të biznesit në Kosovë. Publikuar më 13.09.2022