Reformat fiskale

Reformat fiskale

Oda Ekonomike e Kosovës përkrah fuqishëm reformat fiskale

Sot në një takim të Ministrit të Financave te Republikës se Kosovës z. Bedri Hamza, me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, u diskutua mbi reformat fiskale dhe zbatimin e tyre nga data 1 Janar i këtij viti. 

Reforma fiskale e filluar shumë vite me herët me propozimet konkrete të anëtareve të Odës Ekonomike të Kosovës, përfundimisht filloj te zbatohet dhe do të krijon përfitime të mëdha sidomos për prodhuesit vendor, të cilët lirohen nga çdo pagesë e lëndës të parë për prodhim si dhe për importin e pajisjeve dhe linjave prodhuese.

Në këtë takim Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, theksoi nevojën e një rritje dhe fuqizimi të partneritetit në mes institucioneve dhe sektorit privat, në zbatimin sa më efikas të masave të reja të pakos fiskale dhe në trajtimin e çështjeve të tjera më rëndësi, përfshirë luftimin e informalitetit si dhe fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit. 

Gjithashtu Kryetari Gerxhaliu i dha përkrahje të fuqishme Ministrit të Financave në konkretiimin e idesë për kalimin e mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në brendi, gjë që do të lehtësonte dukshëm, barrën financiare ta bizneseve dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e performancës pozitive të sektorit privat.

Sipas Gerxhaliut një takim i tillë është edhe një dëshmi se prioritet i te ardhmes ne Kosove duhet te jete zhvillimi ekonomik bazuar ne analiza dhe rekomandime konkrete te asociacionit te biznesit e jo te kemi vendime popullsitë te cilat janë jete shkurte dhe nuk janë ne funksion te arritjes se objektivave strategjike siç është rritja e prodhimit vendor, krijimi i vendeve te reja te punës, përmirësimi i bilancit te pagesave e mbi te gjitha arritja e stabilitetit politik, social dhe integrues përmes qëndrueshmërisë ekonomike.

Publikuar më 04.01.2018