Me daten 17 Gusht 2022 u mbajtë takimi i parë i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosoves

Me daten 17 Gusht 2022 u mbajtë takimi i parë i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosoves


Me daten 17 Gusht 2022 u mbajtë takimi i parë i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosoves, i kryesuar nga Kryetari i OEK-ut, njëherit edhe Kryetar i Këshillit Drejtues. Gjate këtij takimi u diskutuan çështje shumë të rëndësishme duke u nisur nga Gjendja financiare e OEK-ut deri me datën 30.06.2022, pastaj diskutime konkrete pati rreth Statutit të OEK-ut. Gjithashtu, u diskuta edhe lidhur me strukturen organizative të Odës dhe antarësin e cila është tani.
Nga gjithë ky diskutim frytedhënës dhe transparent Keshilli Drejtues në mënyre unanime mori Vendim për krijimin e Grupit punues  për hartimin e Statutit të Ri të OEK-ut, si dhe krijimin e Grupit punues për rregullimin e kuotës së antarësise si dhe të gjitha sherbimeve që ofron oda ndaj bizneseve.
Anëtaret e Këshillit Drejtues se bashku u zotuan se do të punojnë për reformimin e Odës Ekonomike të Kosovës, e  cila do të jetë në shërbim të biznesit dhe  Partner konstruktiv i Institucionit të Republikës së Kosovës në të mirë  të zhvillimit ekonomik të vendit. Publikuar më 17.08.2022