Kryetari Rafuna priti Atasheun e Tregtisë dhe Ekonomisë nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë Aron Kerkekgyarto dhe përfaqësuesen e sektorit të Tregtisë në Ambasadë Mirdita Bicaj

Kryetari Rafuna priti Atasheun e Tregtisë dhe Ekonomisë nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë Aron Kerkekgyarto dhe përfaqësuesen e sektorit të Tregtisë në Ambasadë Mirdita Bicaj


Prishtinë, 12 gusht- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Atasheun e Tregtisë dhe Ekonomisë nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë Aron Kerkekgyarto me të cilin biseduan për projekte të përbashkëta dhe një program të aktiviteteve të përbashkëta.
Kryetari Rafuna u shpreh se ambasadat kanë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve dhe lehtësimin e komunikimit në mes të odave dhe bizneseve të të dyja vendeve.
Në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e kërkesave të bizneseve të të dyja vendeve në mënyrë që ato të identifikohen trajtohen denjësisht gjithmonë në të mirë dhe në ndihmë të komunitetit të biznesit.
Kryetari Rafuna dhe Atasheu Kerekgyarto gjithashtu biseduan mundësinë e sjelljes së “Know-How’ nga Hungaria, në të mirë të bizneseve të reja. Publikuar më 12.08.2022