
K O N K U R S: Një (1) Asistent për logjistikë
ODA EKONOMIKE E KOSOVËS, SHPALLË
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës në OEK:
Pozita: Një (1) Asistent për logjistikë
Kohëzgjatja e kontratës: Me një periudhë provuese prej 6 muaj (me mundësi vazhdimi)
Përgjegjës për kryerjen e këtyre punëve:
Të kryej punët e asistenti për logjistikë;
Të kujdeset për sigurimin e artikujve të nevojshëm për punë në byfe, mirëmbajtjen e pastërtisë, mbajtjen e rregullit në byfe si dhe ruajtjen e mjeteve kryesore të punës dhe inventarit të imët të byfesë;
Të shërbejë me pije të ngrohta dhe të ftohta për nevojat e punëtorëve të OEK-ut dhe organeve të OEK;
Të kryej edhe punë të tjera në bazë të Statutit, ti përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të OEK-ut dhe Drejtorit të Departamentit.
Kualifikimet që kërkohen:
Të ketë së paku diplomën e shkollës se meseme.
Të ofrojë dëshmi të punës,
Gatishmëri për punë ekipore, në stres dhe orar fleksibil,
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në email adresën: Fatmire.shala@oek-kcc.org, deri më datën 25.07.2022.
Kandidatët e seleksionuar do të kontaktohen për intervistë.
Publikuar më 18.07.2022