Siguria dhe Shëndeti në Punë në Sektorin Privat të Kosovës

Siguria dhe Shëndeti në Punë në Sektorin Privat të Kosovës

Studimi “Siguria dhe Shëndeti në Punë në Sektorin Privat të Kosovës” është përgatitur nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të projektit të UNOPS-it “Promovimi i Punës së Denjë përmes Forcimit të Menaxhimit të SSHP dhe Dialogut Social në Kosovë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinës.

Analiza e sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësore për politik-bërësit në matjen e shkallës së zbatimit të ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë nga ana e kompanive të sektorit privat, e gjithashtu është mjet identifikimi i masave, kushteve dhe sfidave për zbatimin e këtij ligji nga sipërmarrësit. Ky studim ofron një pasqyrë të qartë mbi gjendjen aktuale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës në sektorin privat të Kosovës. Studimi vë në pah sfidat dhe problemet me të cilat përballet sektori privat në zbatimin e ligjit për shëndetin dhe sigurinë në punë, kushtet dhe procedurat që kompanitë zbatojnë për të parandaluar aksidentet në punë, sëmundjet nga ushtrimi i disa profesioneve si dhe paraqet nevojat për trajnim më efikas të punëtorëve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Studimin mund ta shkarkoni këtu!  

 

Publikuar më 28.04.2022