Siguria dhe shëndeti në punë- element shumë i rëndësishëm për biznesin

Siguria dhe shëndeti në punë- element shumë i rëndësishëm për biznesin

Siguria dhe shëndeti në punë është i një rëndësie të veçantë për çdo biznes. Sa më i sigurtë që është një vend pune, aq më produktiv mund të jetë për biznesin. Për fat të mirë, tanimë bizneset kosovare kanë filluar që t`i kushtojnë rëndësi të veçantë plotësimit të kushteve dhe sigurisë për punëtorët e tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës është partner i bizneseve të Kosovës dhë në këtë kontekst, në kuadër të projektit të UNOPS-it mbi Menaxhimin e sigurisë në punë, Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me partnerin e projektit PHSS  janë duke mbajtur trajnimin në kompani me temë “Siguria dhe shëndeti në punë”.

Pjesë e trajnimit janë rreth 30 pjesëmarrës nga kompani të ndryshme të sektorit të ndërtimit nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Trajnimi ka pjesën teorike e cila po mbahet në ‘Hotel International Prishtina’ në Veternik, ndërsa pjesa praktike  mbahet në vend punishtet e katër kompanive nga sektori i ndërtimit si: #NARTEL # KRAPI # AGRO-TRADE # ALL-ZONE.

Ky trajnim është duke u mbajtur në kuadër të kornizes se projektit,, Promovimi i punës së dinjitetshme permes fuqizimit të Menaxhimit të sigurisë dhe shendetit në punë”, I cili implementohet nga UNOPS dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar(SIDA) përmes Ambasades Suedeze në Prishtinë

Publikuar më 06.07.2021