
“Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i potencialit të afërsisë gjeografike për tërheqjen e investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor”
Oda Ekonomike e Kosovës prezanton studimin “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i potencialit të afërsisë gjeografike për tërheqjen e investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor”
Ky studim synon të analizojë se si Kosova dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga trendët e transferimit të investimeve në bazë të afërsisë gjeografike pas pandemisë (near-shoring trends). Studimi fillon duke diskutuar trendët e fundit në investimet e huaja direkte dhe më pas paraqet një analizë ekonometrike të përcaktuesve të investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor dhe Azinë Lindore. Pasuar, nga një sërë anketa, intervista, dhe studime të rasteve, të akterëve të ndryshëm të përfshirë në zinxhirët globalë të furnizimit dhe investimeve, duke përfshirë kompani të huaja që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor, kompani të huaja që po konsiderojnë të investojnë në Ballkanin Perëndimor, kompani vendase nga Ballkanin Perëndimor dhe agjencitë e promovimit të investimeve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Studimi arrin në përfundimin se Kosova dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë me të vërtetë nga trendët e transferimit të investimeve nga vendet më të largëta gjeografikisht tek vendet më të afërta në botën post-pandemike, por këto vende do të duhet të shkojnë përtej kostove të ulëta të punës për ta arritur këtë.
Vendosja e një fokusi më të madh nga institucionet qeveritare në fuqi punëtore të kualifikuar, investime në arsim dhe trajnim, përmirësim të infrastrukturës dhe efektivitetit të qeverisjes do të ishin gjërat më të rëndësishme për të bërë me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Studimin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues: Publikuar më 16.06.2021