Të nderuar ndërmarrës, TË MËSUARIT NË VENDIN E PUNËS

Të nderuar ndërmarrës, TË MËSUARIT NË VENDIN E PUNËS

Ekonomia e Kosovës dhe bizneset janë duke u rritur, por për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik gjithnjë e më shumë po bëhet pengesë mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Kompanitë kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar që të zhvillohen dhe të bëhen më të përshtatshme për tregun e brendshëm si dhe për klientët jashtë vendit.Për një fuqi punëtore dhe një zhvillim ekonomik më të kualifikuar, investimet në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) janë të nevojshme si nga sektori publik ashtu dhe nga ai privat.Nxënësit e shkollave profesionale kanë nevojë për më shumë përvojë praktike në vendin e punës për të zhvilluar aftësitë dhe shkathtësitë të cilat kërkohen në treg. Integrimi i elementeve duale përmes mësimit në vendin e punës në aftësimin profesional është shumë premtues.Ky sistem u ofron ndërmarrjeve të gjejnë punëtorët ekualifikuar që ju nevojiten, përderisa në anën tjetër u ndihmon të rinjtë të gjejnë një punë të denjë.Zbatimi i mësimit në vendin e punës kërkon një rol aktiv nga kompanitë dhe stafi profesional i tyre dhe është një investim për ta i cili pa dyshim do të jep rezultate të mira në të ardhmen. Kështu kompanitë njohin nxënës të motivuar, i trajnojnë ata për t’i plotësuar nevojat e tyre dhe në mesin e tyre gjejnë edhe punëtorë të ardhshëm të kualifikuar.Ky lloj angazhimi duhet të promovohet për të demonstruar përgjegjësinë shoqërore të korporatave. Stema e të Mësuarit në Vendin e Punës e bën të dukshme publikisht kush bashkëpunon me shkollën profesionale, ofron mësimin në vendin e punës, dhe më tej, kush investon në të ardhmen e kompanisë së tij apo të saj, rininë dhe zhvillimine qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Andaj, aplikoni dhe merrni certifikatën nacionale për

TE MESUARIT NE VENDIN E PUNES

Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu.

Broshurën mund ta shkarkoni këtu.

Për më shumë informata shfletoni broshurën apo kontaktoni zyrat regjionale të Odës Ekonomike të Kosovës!

 

Suksese!

Publikuar më 26.02.2021