N J O F T I M

N J O F T I M

Të nderuar anëtarë,

Po ju dërgojmë disa sqarime rreth lëvizjes së lirë të personelit.

Siç jeni në dijeni Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur masat restriktive të lëvizjes të cilat kufizojnë lëvizjen e lirë prej orës 10:00 deri në orën 16:00 dhe pas 20:00 deri 06:00.

1. Prandaj subjekti përkatësisht personi përgjegjës i subjektit, duhet ta plotësojë dhe vulosë (me vulën e vetë) formularin e përcaktuar nga ATK.
a. Formularin mund të gjendet në linkun e mëposhtëm (ose e shkarkoni edhe nga webfaqja e OEK-ut):
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf?fbclid=IwAR2i9eDhdEKzbtvHTgZNnDDoOTRQRMfjZAjHxhS9dyJhGxryKAakwT1d9Zw


b. Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.
c. Lista e bizneseve mund të gjendet nga linku i mëposhtëm nga ATK:http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf?fbclid=IwAR0dTGZfDovFBuAcO_3Ak0URCzngeCDsQ7EQX2mhzELH8aT3qL1fSlWXF40

2. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vulosur i dorëzohet personelit të biznesit (punëtorëve-zyrtarëve). Personeli-zyrtar- punëtorii e mban me vete vërtetimin së bashku me letërnjoftimin e tij dhe bexhin e ndërmarrjes (nëse ndërmarrja  ka bexha)

4. Në rast se nuk e gjeni emrin e subjektit të në listën e paraqitur nga ATK ju lutem të drejtoheni në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

5. Më shumë info mund të merrni edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – MEPTINIS.

Me respekt,

 

Oda Ekonomike e Kosovës / Kosova Chamber of Commerce

Nëna Terezë, Nr.20

10000 Prishtinë,

Republika e Kosovës

Publikuar më 26.03.2020