
Trajnime Profesionale me ekspertë ndërkombëtar dhe takime afariste (B2B) në Vjenë.
Të nderuar ndërmarrës,
Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS në bashkëpunim me partnerin e vet Austriak WIFI International Know How Transfer (IKT) organizon Trajnime Profesionale me ekspertë ndërkombëtar dhe takime afariste (B2B) në Vjenë.
Trajnimi do të zhvillohet si në vijim:
Aktiviteti
Koha
Zhvillimi i strategjive konkurruese të bazuara në tregjet
dinamike dhe modelet e financimit
16.09 - 18.09.2019
Marketingu ndërkombëtar, Komunikimi ne biznes dhe vetëorganizimi
01.10 - 03.10.2019
Certifikimi nga dy modulet e lartëpërmendura
04.10.2019
Vizita në Austri ( Takime B2B )
09.12 - 12.12.2019
SI TË APLIKONI?
Aplikimin mund ta bëni online përmes: https://forms.gle/RyWyE2cW6cXQoXwp7
ÇMIMI
I tërë programi kushton vetëm 780 Euro (6 ditë seminare = shpenzimet e trajnimeve, organizimet dhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe, përkthimi simultan, shpenzimet e Hotelit në Vjenë, etj ).
Shpenzimet e udhëtimit i bartin vijuesit e Seminarit.
TË DHËNAT TJERA
Vizita në Austri ka për qëllim vënien e kontakteve në mes të afaristëve Kosovar dhe Austriake në fushat ku ekziston interesi i dyanshëm, shkëmbimi i përvojave apo edhe krijimi i mundësive për biznese të reja.
Organizimin e takimeve B2B e merr përsipër partneri ynë nga Austria/International Know- How Transfer (IKT) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë. Takimet organizohen në bazë të kërkesave dhe ofertave që kanë ndërmarrjet Kosovare dhe Austriake.
Pas përfundimit të trajnimeve në Prishtinë, të gjithë vijuesit do ti nënshtrohen një provimi, i cili ka të bëjë me paraqitjen e dy seminareve të lartpërmendura. Të gjithë ata që e japin provimin do të pajisen me diploma (nga WIFI dhe OEK) të cilat janë të vlefshme në të gjitha vendet e Evropës.
Për më shumë, kliko linkun:
https://drive.google.com/file/d/1QeNZFpt-Sx4oiqh0egn4UGn03Tk16DR4/view?usp=sharing
Për pyetje shtesë, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë, në nr. e
tel. 045 671 444 .
Publikuar më 26.08.2019