Përfundoi me sukses trajnimi  me temë “Procedurat e eksportit dhe roli i digjitalizimit”.

Përfundoi me sukses trajnimi me temë “Procedurat e eksportit dhe roli i digjitalizimit”.

Oda Ekonomike e Kosoves në vazhdën e aktiviteteve te saja organizoi trajnimin, “Procedurat e eksportit dhe roli i digjitalizimit”, si nevojë e dalur nga hulumtimet e saja.

Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Nxitja e transformimit digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, të financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.

Ne kete trajnim pjesemarres ishin kompanitë aktualisht eksportuese, por edhe ato kompani që kanë potencial në eksport të cilat në kuadër të hulumtimit “Vlerësimi i potencialeve për eksport” janë deklaruar të kenë nevojë për njohuri shtesë rreth procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm për eksport.

Trajnimi mblodhi 25 persona nga 17 kompani të ndryshme nga mbarë Kosova. Kompanitë pjesëmarrëse në trajnim ishin: “Sopaj”, “GEP shpk”, “Greenhouse”, “Protransport”, “Novolani”, “ Stone Castle”, “Arhing” “Unik shpk, “ Engjell Vertopi”, “Santefarm”, “ Eurofood”, “ ITEG”, “ Ciao Berto”, “ Albina Dyla”, “Kamila shpk”, “Behari shpk” dhe “ Sojeva Punishte Manufaktur shpk”.

Të njëjtat kompani por edhe ato që në pamundësi së tyre të pjesëmarrjes në këtë trajnim do të jenë përfituese edhe të trajnimeve dhe shërbimeve (kuponëve) të radhës që do të ofrohen nga OEK.

Publikuar më 17.06.2019