NËN OMBRELLËN E ODËS EKONOMIKE TЁ KOSOVËS THEMELOHET EDHE “SHOQATA E KONTROLLIMIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE”

NËN OMBRELLËN E ODËS EKONOMIKE TЁ KOSOVËS THEMELOHET EDHE “SHOQATA E KONTROLLIMIT TEKNIK TË AUTOMJETEVE”

Me datën  19.04.2019 nё kuadër tё Odës Ekonomike tё Kosovës u themelua “ Shoqata e Kontrollimit Teknik të Automjete (SHKTA)“ .

Në këtë  takim  anëtarët e Shoqatës miratuan aktin themelues të Shoqatës dhe zgjodhën organet drejtuese të Shoqatës, ku kryetar u zgjodh z. Ilir Begu – Prishtinë.

Shoqata miratoi programin e përgjithshëm të aktiviteteve dhe fushëveprimit të saj, si aktivitete specifike  të cilat do ti ushtron Shoqata janë si më poshtë:

 

Shqyrton çështje që kanë të bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale në veprimtari;
Inicion dhe përcakton masa, plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë,
I harmonizon kundërthëniet dhe interesat e ndryshme të paraqitura në kuadër të veprimtarisë;
Miraton konkluza dhe propozon masa në interes të veprimtarisë, duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë në tërësi;
I analizon dhe përcakton interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës nga veprimtaria, si dhe kundërthëniet e paraqitura, në raport me veprimtaritë tjera dhe jep propozime për harmonizimin e tyre, gjegjësisht tejkalimin;
Paraqet iniciativë  për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të tjera dhe i shqyrton ato, jep mendime dhe propozime lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve të odës të veprimtarisë adekuate dhe të ekonomisë në tërësi;
Inicion dhe realizon bashkëpunim lidhur me çështje nga interesi i përbashkët me anëtarë të odës nga shoqata të tjera në kuadër të Odës dhe bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, në harmoni me aktivitetet programore dhe aktet e përgjithshme të Odës;
Kryen punë të tjera në interes të anëtarëve, në kudër të kompetencave të Odës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Publikuar më 19.04.2019