
MENAXHIMI I KONTRATAVE NË BIZNES
Të nderuar ndërmarrës,
Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS, organizon trajnimin e radhës me temën:
“MENAXHIMI I KONTRATAVE NË BIZNES”
TEMAT E DISKUTIMIT:
Elementet dhe kriteret që duhet t’i përmbajë një kontratë?
Klasifikimi i kontratave;
Mënyrat e lidhjes (nënshkrimit) të një kontrate?
Kontrata me kohë të caktuar dhe të pacaktuar;
Kontrata e përhershme dhe kontrata kolektive;
Kontrata për punë specifike;
Kontratat e furnitorëve dhe blerësve;
Kontratat e palës së tretë dhe autorizimet;
Shkëputja e kontratës dhe procedurat e saj?
Deklarata e konfidencialitetit;
Cilët janë mekanizmat ligjore në raste të shkeljes së kontratës?
Shembuj praktik në biznese kosovare.
SI TË APLIKONI?
Aplikimin mund ta bëni online përmes: https://goo.gl/forms/4BbDtMd70bWFM3E43
Vendi i mbajtjes së trajnimit: Oda Ekonomike e Kosoves, "Nëna Terezë”, Nr.20 -Prishtinë.
Ligjërues: Liridon Alidemaj
Data e trajnimit: 28 Shkurt -01 Mars 2019
Ora: 10:00 – 15:00 h
Çmimi: 75 Euro/për person
Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë të pjesëmarrjes, të lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Për pyetje shtesë, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë, në nr. e tel. 045 671 444
Publikuar më 13.02.2019