FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E NDËRTIMIT TË SHTANDEVE

FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E NDËRTIMIT TË SHTANDEVE

Prishtinë, më: 12.02.2019

 

Në  bazë të nenit 30 të Ligjit për  Odën Ekonomike të Kosovës nr. 2004/7, nenit 52 të Statutit të Odës Ekonomike të Kosovës, Sekretari i  Përgjithshëm shpallë këtë:

 

FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E NDËRTIMIT TË SHTANDEVE

Oda Ekonomike e Kosovës, bënë ftesë publike për dërgimin e ofertave për  ndërtimin e shtandeve për Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’Prishtina 2019’’  cili do te mbahet  prej datës 24-26 Prill 2019, në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

SHËRBIMET E  KËRKUARA:

Panelet ndarëse;
Tavolina, karrige;
Moket i gomuar;
Moket i gomuar për shtrimin rrugëve ;
Spotet e ndriçimit;
Info desk;
Burim energjie;
Mbishkrimi i emrave të ndërmarrjeve;
Vitrina ekspozimi metalike me xhama;
Mbajtëse poster;
Mbajtëse poster me këmbë;
Projektor, etj.

Kompania duhet të ketë përvojë, eksperiencë në këtë fushë të punës dhe të jetë e aftë për të siguruar personel të mjaftueshëm dhe të shkathtë për të kryer shërbimet e kërkuara.

Si kriter i përzgjedhur do të jetë çmimi më i ultë.

Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2019, publikimi në webfaqen dhe facebook-un e OEK-ut, www.oek-kcc.org

Ofertat mund ti dërgoni në këtë email adresë: fatmire.shala@oek-kcc.org.

Sekretar i Përgjithshëm,

Parim Bajrami

 

Publikuar më 13.02.2019